Home Sporti Napoli ndez “...

Napoli ndez “dritën jeshile”, Osimhen do të largohet për 120 milionë euro te …

19
0

Napoli pritet të bëjë ndryshime të shumta në merkaton e verës. Victor Osimhen do të jetë një nga lojtarët që do të sakrifikohet. Kështu, sipas “Il Mattino”, marrëveshja me PSG-në për 120 milionë euro tani duket një hap larg.

Marrëdhëniet e mira mes De Laurenttis dhe Al-Khelaifi  kanë lënë pezull një marrëveshje për të cilën është folur që nga vera e kaluar, kur rinovimi përforcues i sulmuesit e kishte bërë efektivisht të qartë se si lamtumira ishte shtyrë, ose më mirë ishte planifikuar për 12 muaj më pas. Për klauzolën prej 120 milionë euro nuk do të jetë e vështirë të gjendet një marrëveshje mes të dy palëve.

Osimhen do të fitojë mbi 13 milionë euro në sezon, për 4 vite dhe do t’i menaxhojë vetë të drejtat e imazhit. Vetëm ditët e fundit, sulmuesi ka fluturuar në kryeqytetin francez (me avion privat) për të zgjidhur edhe çështjet personale.

Nigeriani ëndërron PSG-në, edhe më shumë se Premier League, edhe pse De Laurentiis do të vlerësonte propozimet nga kushdo, duke supozuar që ato t’i afrohen klauzolës 120 milionë euro.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit