Home Sporti Napoli shkatë...

Napoli shkatërron me poker Sassuolon, Osimhen shkëlqen me tripletë (VIDEO)

65
0

Napoli nuk ka ndërmend të ndalet në ecurinë perfekte që po vijon në këtë sezon. Skuadra e Spallettit shkatërroi 4-0 Sassuolon në shtëpi, një ndeshje që miqtë do ta mbyllnin me 10 futbollistë.

Protagonist absolut në këtë sfidë ishte Victor Osimhen, teksa nigeriani do të shënonte një tripletë personale. Sulmuesi i Napolit shënoi dy gola në pjesën e parë në minutën e 4-t dhe 19-t, ndërkohë që vulosi gjithçka në minutën e 77-të.

Nuk mund të mungonte dhe një gol nga Kvaratskhelia, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon gjeorgjiani. Në fundin e ndeshjes Armand Lauriente u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin për disa minuta më një lojtar më pak.

Napoli për momentin arratiset në vendin e parë me 32 pikë, 6 më shumë se Milani. /R.Lika-Kha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit