Home Aktualitet Natë zjarresh...

Natë zjarresh në Greqi dhe Shqipëri

202
0

Në qytetin e Lezhës ka marrë flakë fabrika më e madhe e peshkut, ku flaket dhe tymi kanë bllokuar edhe rrugën nacionale. Dhjetra makina zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes, ku po luftohet me flakët.

Deri tani dyshohet se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike, por për momentin po punohet për fikjen e zjarrit dhe largimin e punonjësve të fabrikës.

Saktësojmë se në këtë fabrikë punojnë afro 200 punonjës.

Fotot nga vendi i ngjarjes në Lezhë

Edhe në Greqi në det përfshihet nga flakët një traget i linjës Igumenicë-Brinidisi. Në bordin e tragetit Euroferry Olympia ishin 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit. Deri tani raportohet se nuk ka viktima pasi janë evakuar nga barkat e shpëtimit në traget.

Mësohet se trageti ndodhej nëntë milje larg bregut.

Në foto: Trageti grek duke u djegur 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit