Home Aktualitet NATO: Po shqy...

NATO: Po shqyrtojmë lajmet për raketat ruse në Poloni. DASH: Po punojnë me qeverinë

97
0

Dy raketa kanë goditur një fshat në Poloni, shumë pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona. Ministria ruse e Mbrojtjes mohon akuzat, duke i quajtur raportet një provokim të qëllimshëm.

NATO thotë se po “ekzaminon” raporte të pakonfirmuara për sulmet me raketa ruse në Poloni. Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i Aleancës Atlantike, duke saktësuar se NATO po “koordinon ngushtë me aleatin polak”. Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, raketat që ranë në Poloni janë ruse.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, thotë se Uashingtoni po punon për të përcaktuar se çfarë ndodhi dhe për hapat e ardhshëm të duhur. “Departamenti i Shtetit po flet me një sërë partnerësh në lidhje me raportet dhe po punon me qeverinë polake”.

Çfarë parashikon neni 5 i NATO-s?

Neni 5 kërkon që të gjitha vendet e NATO-s të ndërhyjnë në mbrojtje të një sulmi ndaj një prej anëtarëve të Aleancës. Megjithatë, nuk ka automatizma.

“Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithave, dhe rrjedhimisht bien dakord që nëse ndodh një sulm i tillë, secili prej tyre, në ushtrimin e të drejtës së vetëmbrojtjes, individuale ose kolektive […] do të ndihmojnë palën ose palët e sulmuara, duke ndërmarrë menjëherë, individualisht dhe në bashkëpunim me palët e tjera, veprimin që e gjykon të nevojshme, duke përfshirë përdorimin e forca të armatosura për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë në rajonin e Atlantikut të Veriut.

Çdo sulm i tillë i armatosur dhe të gjitha masat e marra si rezultat i tij do t’i njoftohen menjëherë Këshillit të Sigurimit. Këto masa do të përfundojnë kur Këshilli i Sigurimit të ketë marrë masat e nevojshme për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit