Home ShowBiz Ndërhyrjet që...

Ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë, Sara: Më kanë tallur shumë njerëz

51
0

Sara Hoxha përmes një videoje në “Instastory”, i ka kthyer përgjigje ndjekësve që e kanë pyetur përse duket e mërzitur. “Më shkruajnë shumë veta pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok, e cila shpjegon pse unë dukem e mërzitur.

Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botox sipër buzëve, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh mos të më duken mishrat e dhëmbëve. Më kanë pas dalë më parë dhe tani nuk më dalin më. E di, më kanë ndryshuar shumë pamjen.

Nuk besoj se do e bëj më, por nuk premtoj. Më kanë tallur shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes që nuk ndalojnë, kanë 2 javë që më tallin. Ka filluar të zbutet”, ka thënë Sara.

“Gummy Smile” është termi që përdoret për të përshkruar fenomenin e shfaqjes së tepruar të mishrave të sipërm të dhëmbëve gjatë buzëqeshjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit