Home Aktualitet Ndërron jetë ...

Ndërron jetë kamarieri që u grushtua nga një klient

206
0

Njoftohet se ka ndërruar jetë në spital, Gazment Kurmaku, kryekamarieri i Fish City në Elbasan, i cili u qëllua me thikë, pak ditë më parë nga një klient.

Kurmaku nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve. Lajmi është konfirmuar nga vetë restoranti, përmes një postimi në Facebook.

‘Ka dorëzuar shpirtin në prehjen e përjetësisë, Gazment Kurmaku, një nga punonjësit tanë, një nga njerëzit e përkushtuar. Pas një aksidenti fatal dhe një beteje disaditore ai nuk ka mundur t’ia dalë, nuk ka mundur të mbetet sërish me ne, për të ndërtuar ëndrrën e përbashkët.

Lamtumirë miku ynë!
Gaz tu prehtë shpirti të paqe!
Zoti e shpërbleftë shpirtin tënd në mbretërinë e parajsës.
Do të na mungojë gjithmonë buzëqeshja juaj, zëri dhe njerëzorja juaj që kaq shumë dha përkushtim dhe mirësi.
Familjes së Gazit, të afërmve, miqve dhe kolegëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Lutemi që Zoti u dhashtë forcë për të përballuar këtë ndarje të parakohshme me të dashurin e tyre.

Me shumë dhimbje dhe keqardhje i gjithë stafi i Rozafës!’

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit