Home Kultura Ndërron jetë ...

Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare piktori i njohur

57
0

Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega. I cilësuar si një prej piktorëve më të mirë të peisazhit, Xega ka me shume se 35 ekspozita vetjake.

Drenovari Sotiraq Xega kohët e fundit ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ja kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë. Ekspozita e fundit e Xegës ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.

Përpos ekspozitave të shumta që e kanë bërë Xegën një prej mjeshtërve të peisazhit, emri i tij lidhet edhe me piktura të vjedhura të piktorit të madh Vangjush Mio, piktura që u zhduken nga galeria e arteve të Korçës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit