Home Aktualitet Në 1 muaj jan...

Në 1 muaj janë 8 viktima të pafajshme. Zv/ministri: Rendi dhe siguria publike ka përmirësime

115
0

Në një kohë që muaji Mars është ”përgjakur”, zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se siguria e rendit publik ka përmirësime. Tetë persona u vranë dhe shumë të plagosur vetëm në muajin mars. Nisi me masakrën e Dan Hutrës, 3 gra të vrara e tre të tjera të plagosura, vazhdoi me atentatin në “Don Bosko”, dhe sulmin me armë ndaj televizionit Top Channel.

“Ideja është që po ta shikojmë në numra, unë nuk dua të më keqkuptojë njeri. Po të shikojmë numrat nuk kemi një situatë të rënduar të rendit dhe të sigurisë publike në rend.

Nëse shikojmë shifrat e 2022 por edhe nëse krahasojmë tre mujorin e 2023 shifrat janë më se normale. Pra janë më të mirat që kemi pasur ndonjëherë dhe tregojnë se ka një stabilitet dhe rrënd e qetësi.

Nuk dua t’i heq rëndësinë ngjarjeve që kanë ndodhur, sepse shkaktojnë tronditje te publiku, shkaktojnë rritjen e perceptimit negativ, por do duhet koha e nevojshme që e vërteta të verifikohet dhe do duhen e fakte që autorët të shkojnë para drejtësisë”,-tha për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit