Home Aktualitet Në 5 muaj 12 ...

Në 5 muaj 12 të vrarë, ekzekutimet e bujshme që rrëzojnë rendin dhe sigurinë në tre qytete

105
0

Vrasjet me pagesë dhe lufta mes bandave, në këto 5 muaj kanë tronditur thellë vendin, duke rritur më shumë pasigurë. Në Shqipëri janë regjistruar 12 atentate mafioze. Trekëndëshi i nxehtë është krijuar në trinomin Shkodër-Elbasan-Vlorë. Krimi pa frikë mund të themi se është zyrtarisht jashtë kontrollit dhe se bandat kanë marrë kontrollin e rendit dhe vrasin në mes të ditës. Të gjitha vrasjet kanë një të përbashkët, ekzekutuesit janë të mirë stërvitur dhe profesionistë.

Rendi dhe siguria në Vlorë është prekur kohët e fundit nga bandat dhe vrasjet kanë tronditur banorët. Gazetari i ”News 24” në Vlorë, Enrik Mehmeti, ka bërë të ditur se ka aplikuar prej një viti në polici për të marrë një armë me leje.

Kurse pedagogu i çështjeve të sigurisë, Pëllumb Nako, thotë se këto ngjarje tregojnë se krimi i organizuar apo grupet kriminale shqiptare, kohët e fundit sa vijnë dhe po forcohen dhe po e shtojnë edhe më shumë hapësirën të tyre gjeografike edhe gjate vendit. ”Duhet një hetim që duhet të përfshijë edhe aktivitetin ndërkombëtar të këtyre personave”, u shpreh eksperti i çështjeve të sigurisë. Nga ana tjetër, ai shtoi se në të gjitha vendet e BE-së grupet kriminale shqiptare zhvillojnë aktivitetin e tyre kriminal, jashtë syrit të forcave tona të rendit apo drejtësisë.

1 shkurt 2021, vritet Shkëlzen Kastrati

40-vjeçari Shkëlzen Kastrati u vra paraditen e 1 shkurtit, teksa po kalonte në Urën e Sheqit. Vrasja e tij sipas burimeve nga grupi hetimor është bërë nga një grup vrasësish me pagesë, që vepron në Fushë-Krujë.

6 shkurt 2021, ekzekutohet Gentian Qarri 

Gëçja i Vlorës u vra në Vlorë në qendër të qytetit, teksa po ecte me këmbë. Autorët qëlluan mbi 20 herë me kallashnikov duke e masakruar. Gentjan Qarri sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe autorët kanë qëlluar derisa iu ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët. I ndjeri jetonte në një pallat në katin e 12-të pranë vendit ku u ekzekutua.

3 mars 2021, vritet Taulant Gjikaj

Taulant Gjikaj, (Beqiraj, Manaj), 31-vjeç, djali i një ish-polici u vra në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. Viktima ishte duke ecur në këmbë, kur e qëlluan. Policia dyshon se ditën e vrasjes, ai ishte përplasur me tre persona.

13 mars 2021 në Tiranë, ekzekutohet Behar Sofia

Behar (Fatmir) Sofia (Seferi), 66-vjeç, një biznesmen i njohur u vra te Piramida. Me 4 identitete dhe i përfshirë në trafikun e drogës jashtë Shqipërisë, ai u vra buzë lumit Lana përballë me Piramidën pasi kishte pirë një kafe.

20 mars 2021, ekzekutohet në pritë miku i Lul Berishës

Një pritë i’u bë Edmond Koçit, 43 vjeç, i njohur si “Mond Çekiçi”. I ndjeri sapo kishte konsumuar një kafe pranë shtëpisë së prindërve dhe u vra nga dy persona që dyshohet se janë vrasës me pagesë. Ata e kishin të mbuluar fytyrën me shall dhe kishin veshur rroba ushtarake.

4 prill 2021, ekzekutohet Bardhok Pllanaj

Viktimë e atentatit në Dobraç të Shkodrës mbeti edhe 46-vjeçari Bardhok Pllanaj. Ai ishte i dënuar dhe me një pasuri prej mbi 2 milionë euro. Për vrasjen e tij mendohet se janë vendosur një grup prej 6 personash.

10 maj 2021 në Vlorë ekzekutohet Bledar Birçaj

Bledar Birçaj, 40-vjeç u vra në mes të ditës në Vlorë. Ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij, bashkë me një polic dhe një kushëri. 2 persona i dolën para pasi një makinë i preu rrugën dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi. Ai ngeli i vrarë, ndërsa për fat të mirë, polici shpëtoi po ashtu edhe kushëriri i tij.

11 maj 2021, Everest Caka vritet në Elbasan

Everest (Ibrahim), Caka, 41 vjeç u vra me silenciator në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. Viktima u qëllua në sy të gruas, Silvana e cila gjithashtu ngeli e plagosur. Viktima sapo ishte kthyer nga Spanja, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se është e shkuara tij.

17 maj 2021 vritet në Shkodër Endri Mustafa

3 ditë pasi familja e kishte denoncuar si të zhdukur, Endri Mustafa u vra në Shkodër. 32-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë e Shtetit. Ai u vra me 6 plumba pasi ishte torturuar fillimisht nga autorët. I riu, baba i tre fëmijëve, është ekzekutuar në mënyrë makabre, ku është qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks.

21 maj 2021, vritet Delon Troqe

Delon Troqe, 48 vjeç u vra para derës së biznesit të tij, i shoqëruar nga i vëllai, ndërsa autorët zbrazën në drejtim të tij mbi 15 plumba. Policia gjeti 2 armë brenda një makine të djegur, ndërsa për rastësi, Delon Troqe sapo ishte kthyer nga Spanja.

29 maj 2021, atentat Edison Begajt

Edison Begaj mbeti i plagosur në një ngjarje të ndodhur po në Vlorë. Një person i veshur si polic, duke mos pyetur për dy të miturit që ishin në makinë, qëlloi katër herë drejt tij, duke e lënë të plagosur.

3 qershor 2021, vritet në pragun e derës Shkëlzen Velaj

Shkëlzen Velaj i frikësuar për jetën e tij, nxitoi të hynte në banesë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, por plumbat i morën jetën në vend, pak çaste para se nëna e tij të hapte derën. 42-vjeçari deri më tani nuk rezulton si person që ka pasur precedentë të mëparshëm penalë dhe fqinjët e tij e përshkruajnë si një njeri të qetë, madje shumë ndihmues ndaj komunitetit. Ata janë shprehur se i riu madje kishte paguar për shtrimin e rrugës së lagjes, duke përmendur dhe vepra të tjera për komunitetin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit