Home Aktualitet Në Itali taks...

Në Itali taksi falas për ata që dalin nga lokali të dehur

32
0

Një taksi falas në dalje të diskotekave, për të shkuar në shtëpi të sigurt në fund të mbrëmjes. Kjo është risia që vjen nga shteti fqinj dhe që synon të shmangë aksidentet apo sherret e të shtunave mbrëma.

U nënshkrua dje një memorandum mirëkuptimi me shoqatat përfaqësuese të ambienteve të argëtimit të natës, për një projekt eksperimental që parashikon taksi falas për klientët që kanë pirë shumë.

Marrëveshja parashikon ndarjen e fondeve për të paguar taksinë mes shtetit dhe diskove.

Po si do të matet sa ka pirë dikush?

Shumë e thjeshtë. Përmes testit të alkoolit. Njësoj siç veprohet me shoferët sipas kodit rrugor.

Fillimisht kjo do të aplikohet në gjashtë klube nate në Itali

Projekti sdo të zgjasë nga gushti deri në mes të shtatorit. Në fund të eksperimentit, do të jetë e mundur të vlerësohet efektiviteti i projektit dhe ndoshta të studiohet fizibiliteti i tij kur të jetë plotësisht funksional.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit