Home Aktualitet Në një muaj, ...

Në një muaj, arrestohen 19 policë

83
0

Rasti më i fundit i policëve të kapur në shkelje është shënuar në 30 qershor në Korçë ku 3 punonjës policie u pezulluan nga ushtrimi i funksionit publik pasi kryen veprime arbitrare ndaj një qytetari që e ndaluan para disa muajsh për mos vendosjen e maskës anti-covid por i komunikuan se do ta ndëshkonin për disa vjedhje të pa zbardhura.

Më 28 qershor një nënkomisar u arrestua nga kolegët e tij se pasi përplasi me makinë një të mitur 13-vjeç u Largua nga vendi i aksidentit dhe u përpoq t’a kalonte fajin të vëllait duke pretenduar se ishte ai i fundit në timon.

Rasti më serioz ishte ai i 27 qershorit që çoi në masën ”arrest shtëpie” dy nën drejtorët e Policisë Elbasan Albert Nushi dhe Nikolin Palla si edhe 6 efektivë shqiponja në pezullim. Ata dyshohen për veprat penale shpërdorim detyre dhe Deklarim të rremë në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve.

Nga fillimi i vitit në Agjencinë e mbikëqyrjes Policore kanë mbërritur mbi 23 mijë ankesa për punonjësit e policisë. Numrin më të lartë të denoncimeve e kanë punonjësit e rendit dhe pas tyre vijnë ata të policisë rrugore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit