Home Aktualitet Negociatat që...

Negociatat që ”zbusin” Rithemelimin, PS ulet me Bardhin dhe jashtë mbetet Basha

953
0

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla po punon që Parlamenti i cili është në kaos prej tetorit 2023, të rikthehet në normalitet. Dhe për këtë qëllim ka patur takime me kryetarët e grupeve Parlamentare.

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi ka kërkuar ngritjen e disa Komisioneve Hetimore Parlamentare, bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore, si dhe të merren në konsideratë nismat ligjore të propozuara në Kuvend nga deputetët e opozitës.

PS ka rënë dakord të pranojë dy Komisione Hetimore, që do të jenë në dorën e opozitës me kushtin që ai të jetë konkret.

Gazment Bardhi pohoi negociatat. ”Kemi qenë dhe mbetemi për dialog politik me mazhorancën, me të vetmin kusht respektimin e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Si kryetar i grupit parlamentar të PD kam qenë dhe jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet brenda Kuvendit të Shqipërisë. Nuk i jam shmangur kurrë përballjes në këtë drejtim”, tha në një reagim për Report Tv. PD e Bashës në një reagim ironizon uljen e PS me Bardhin në një tryezë duke thënë se kaluan nga revolucioni në tavolina pazaresh, ndërsa Rama ndryshoi qëndrim për “non gratat”.

Ndërkohë Elisa Spiropali thotë se Partia Socialiste nuk ka çfarë negocion fshehurazi me opozitat kuvendore, ndërsa shtoi se kurrë nuk kanë penguar ngritjen e komisioneve hetimore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit