Home Aktualitet Nënë e bir rr...

Nënë e bir rra*in nusen e shtëpisë, arrestohet 24-vjeçari! Vjehrra nën hetim

1003
0

Rastet e dhunës në familje në vendin tonë po rriten me shpejtësi. Po ashtu rritje kanë pësuar edhe denoncimet dhe kërkesat për urdhër mbrojtje.

Një 24-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Por përveç dhunës së bashkëshortit, ajo është dhunuar dhe nga vjehrra.

Pas denoncimit, edhe vjehrra 52-vjeçare L.A është vënë nën hetim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në vitet e fundit shifrat tregojnë se 4500 gra në vit mesatarisht denoncojnë dhunën. Dhuna me bazë gjinore është një problem shqetësues i shoqërisë shqiptare, që fatkeqësisht vijon të marr jetë vajzash e grash në vendin tonë. Rritja e denoncimeve për dhunë tregon realitetin e trishtë që rrethon gratë në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit