Home Aktualitet Nënkryetar ap...

Nënkryetar apo kryetar në detyrë? Ivi Kaso: Enkelejd Alibeaj është vetëm deputet

204
0

Komisioni i Rithemelimit, Enkelejd Alibeajn nuk e quajnë as nënkryetar e as kryetar të komanduar të PD, por vetëm deputet. Ivi Kaso ka komentuar vërtetësinë e dokumentit të Gjykatës ku rezulton akoma Lulzim Basha si kryetar dhe ka thënë se kjo ndodh për hir të regjistrimeve të vjetra që akoma nuk janë përditësuar.

“Siç ndodh në të gjitha raste, të gjitha vendimet kanë një afat të caktuar apelimi që është zhvilluar vetëm nga një palë që është Komisioni i Rithemelimit. Ka arsye nga më të ndryshmet që mund të bëhet ankimim dhe derisa të kalojë afati, ende  nuk regjistrohet në mënyrë përfundimtare në regjistër.

Për hir të regjistrimeve të vjetra Lulzim Basha rezulton kryetar. Alibeaj me firmën e tij ka paraqitur ankim në gjykatën e shkallës së parë, ku nga njëra anë pretendon që statuti i korrikut të vitit të kaluar nuk ka prodhuar pasoja. Nuk është as nënkryetar as kryetar në detyrë është vetëm deputet”,-tha në ”Top Story”.

Nuk më rezulton të ketë ndryshuar pika ku nënkryetari është automatikisht kryetar?

Kaso: Po i tillë është, por në bazë të statutit të ri të gjitha organet do të zgjidhe më datë 30 dhe kuvendi do të marrë dhe një vendim përfundimtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit