Home Aktualitet Neritan Sejam...

Neritan Sejamini: Ja pse Ramës i intereson “sherri” me Rai-n, veproi në mënyrë racionale!

355
0

Neritan Sejamini ka folur për “sherrin” mes Edi Ramës dhe autorëve të programit Report në Rai.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se Ramës i intereson debati dhe zhurma, për të evituar hulumtimet serioze të mediave italiane, vend ku ka shumë informacion për kriminalitetin në Shqipëri dhe lidhjet e krimit me pushtetin.

“Edi Rama bën një përpjekje për të kontrolluar narrativën. Italia ka më shumë fakte për krimin shqiptar. Edi Rama nuk e ka luksin që media italiane të gërmojë për çështje të krimit. Nuk është njëlloj si New York Times. Mediat italiane kanë interes direkt dhe informacion të jazhtëzakonshëm.

Rama është munduar të bëjë presion të menjëhershëm për ta mbyllur këtë. Ai nuk do hetime nga mediat italiane. E do edhe sherrin. Po të shohësh se çfarë kërkon Rama, nuk kërkon asgjë. Zoti Agaçi tha do ta hedhë në gjyq. Pse nuk e hedh?

Rama kërkon të ndërpresë hetimin nga mediat serioze, sepse kjo hap një fushatë që nuk mbaron kurrë. Ata kanë fakte që nuk i kanë qeveritë e tjera. Dinë fakte për krimin, trafikun, etj.  Rama po ushtron presion për ti thënë gazetarëve, unë mund t’ju telendis, t’ju vë politikën kundër, etj.

Pra është racionale qëndrimi i Ramës. Ai do të mos hapet kjo lojë”, tha Sejamini.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit