Home Aktualitet Nesër Konvent...

Nesër Konventa e LSI, Braimllari: Ridimensionim, Ilir Meta domosdoshmëri për ndryshimin e madh

105
0

Lëvizja Socialiste për Integrim, nesër (e hënë 25 korrik) do të mbajë Konventën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, që rikthen në politikën aktive edhe Ilir Metën, pasi sot përfundon mandatin si President pas 5 viteve në krye të shtetit. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari thotë se Konventa Kombëtare do të shërbejë si pikënisje për një ridimensionim të LSI.

“Duhet të ridimesionohet dhe të shtojë energjitë e saj, sepse ne tashmë kemi sfida të reja. Sot vendi përballet me shpopullim total, largimin e të rinjve e të rejave, me kosto të lartë të jetesës, paga të ulëta e mungesën e vëndeve të reja të punës. Pra, një forcë politike nuk mjafton vetëm t’i denoncojë, por duhet edhe të sjellim një alternativë sesi do t’i qaset opinionit publik, për të qenë altenativë qeverisëse nesër për ndryshimin. Në këtë kuadër, nevojitet një ridimensionim total”.

Rikthimi i Ilir Metës në opozitë, sipas Endrit Braimllarit është një domosdoshmëri për të bërë të mundur ndryshimin. “Opozita ishte e tradhëtuar nga lidershipi i shkuar i PD-së. Kontributi i zotit Meta do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëmpër ridimensionimin e rolit të opozitës, por mbi të gjitha do të jetë një nevojë e domosdoshmepër të sjellë ndryshimin në vend”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit