Home Aktualitet Nesër ndeshja...

Nesër ndeshja Shqipëri-Kosovë, Anila Basha: Fitoftë më i miri, ejani të ndjekim gocat tona

167
0

Gazetarja Anila Basha është tashmë një anëtare në komitetin ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në Ditën e Gruas, duket se kjo detyrë e rëndësishme merr akoma më shumë ngjyrime të bukura sepse Basha është gruaja e parë që mban këtë funksion në institucionin sportiv.

Anila Basha: Këtë vit, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë 10 kampionate ndërkombëtare, e kupton ç’do të thotë? Pra, UEFA i ka besuar Shqipërisë pas finales së suksesshme të Majit të vitit të kaluar, organizuar nga FSHF, UEFA në bashkëpunim me qeverinë shqiptare për çështjen e Conference League, ju e mbani mend Roma-Feyenord. Erdhën në atë spektakël, në xhevahirin tonë të mrekullueshëm “Air Albania”. Pasi ne patëm sukses, UEFA na beson 10 kampionate ndërkombëtare. Që do të thotë është Suedia, Lihtenshtejn, Moldavi, Kosova, Andorra, ka shumë dhe nuk janë vetëm për vajzat, janë edhe për djemtë.

Rudina Magjistari: Të gjitha këto përgjatë vitit 2023?

Anila Basha: Të gjitha këto përgjatë vitit, kemi një kalendar të ngjeshur aktivitetesh ndërkombëtare me të cilat do përballohemi. Kjo jo vetëm e nxjerr në “pole position” FSHF si një organizatore e shkëlqyer e këtyre kampionateve ndërkombëtare që ata na besojnë, por është edhe shumë e mirë për turizmin, për ekipet, për ekipet që vijnë, njerëzit që vijnë, stafet e tyre që vijnë. Është shumë e mirë për emrin e futbollit shqiptar sepse ne shikojmë eksperiencat dhe rritemi kohë pas kohe dhe aq më tepër për aftësitë tona menaxhuese në FSHF për të ecur përpara. Kështu që dhe kampionatet që ne kemi marrë për vajzat dhe që tani po luhen, i ftoj të gjithë ata që na ndjekin në datën 9 luhet ndeshja Shqipëri-Kosovë, 9 Mars.

Rudina Magjistari: Nesër?

Anila Basha: Po, nesër. E kam në kalendar, në orën 14:30 tek Shtëpia e Futbollit, ju ftoj.

Rudina Magjistari: Shqipëri-Kosovë?

Anila Basha: Po, Shqipëri-Kosovë. Të ndjekim gocat tona se tashmë e kemi edhe si… domethënë gocat shqiptare të Shqipërisë dhe gocat shqiptare të Kosovës dhe fitoftë më i miri në këtë kompeticion të jashtëzakonshëm. Do na duhet shumë mbështetje sepse jemi duke punuar fort.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit