Home Aktualitet Nesho për viz...

Nesho për vizitën e Macron në Tiranë: Historike, por gaboi në dy aspekte

41
0

Ish-ambasadori Agim Nesho e quan si historike vizitën e presidentit francez në Tiranë, por thekson se Macron gaboi në dy aspekte. Ai tha se kreu i Elizesë minimizoi samitin e Berlinit dhe ka një plan për Europën ndryshe nga Gjermania, sa i takon zgjerimit.

“Gaboi në dy aspekte, minimizoi samitin e Berlinit që u zhvillua dy ditë më parë në Tiranë duke hedhur alternativën që komuniteti politik i vendeve të Europës është ecuria më e mirë. Kjo tregon që Macron nuk është nga ata optimistët si janë gjermanët që zgjerimi i BE mund të bëhet edhe nga vende të tilla që nuk meritojnë standarde të meritokracisë që janë vënë prej kohësh në Europë.

Ka një plan të tij e ka nisur vite më përpara duke thirrur udhëheqësit botërorë për të biseduar. Është për autonomi europiane për mbrojtje të veçantë të Europës, për vizionin e ri për Europën njihet për politikat e tij të afërsisë me Moskën për të patur komuniteti perëndimor një vizion ndryshe për të qasur dhe ulur në bisedime pavarësisht se quhet fuqi revizioniste që ka sulmuar një vend sovran dhe të pavarur. Ai ka elegancën e mendimeve”,-tha në ”A2cnn”.

Nesho thekson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë realiste duke reflektuar të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur. Referuar kërcënimit për pezullim të vizave me Kosovën, Nesho thotë se: “Pozicioni i Francës ka një peshë të jashtëzakonshme, por liberalizmi nuk varet nga vullneti i liderëve të caktuar. Liberalizimi i vizave për Kosovën është dakordësuar nga PE dhe është diçka e vendosur, por fjala e tij përbën një peshë të jashtëzkoanshme dhe vendet e vogla duhet t’i marrin parasysh”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit