Home Bota ”New Yo...

”New York Post” zbulon planin: Michelle Obama, kandidate për presidencialet pasi Biden…

198
0

Në një kohë që Donald Trump është drejt rrugës së zyrtarisht si kandidat i republikanëve, cili është plani i Joe Biden për presidencialet 2024? Diku nga maji, do të njoftojë tërheqjen nga gara. Komploti i shumëpërfolur pastaj materializohet në konventën demokratë në muajin gusht, ku Michelle Obama nominohet kandidate e partisë për zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa media po e përmendin gjithmonë e më shumë një skenar të tillë, e së fundi New York Post ka dhënë dhe detaje të asaj që deri në fakt, më shumë ngjason me një teori komploti. Bideni do të vazhdojë lojën si kandidati i vërtetë i kampit blu, por do të tërhiqet përpara konventës. Në artikull thuhet se ish-zonja e Parë mjaft e suksesshme e Amerikës mund të jetë duke punuar tashmë për këtë qëllim dhe ka nisur të afrojë donatorë të mundshëm.

Në fillim të këtij muaji, Michelle Obama tha në një intervistë për një podcast se ajo i druhet rezultatit të zgjedhjeve. Raportet në media sugjeruan menjëherë pas kësaj se ish-Zonja e Parë po flirton me idenë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe intervistën në fjalë, e përshkruan si një hap të sajin në këtë drejtim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit