Home KRYESORE News24: Pse s...

News24: Pse shembin “Prestige Resort” dhe jo pallatin 28 katësh buzë detit?!

3208
0

Pas vendimit pa vendim gjykate te prishjes së “Prestige Resort’ me pronar Irfan Hysenbelliun që zotëron një grup mediatik të rëndësishëm, ka reaguar news24, duke thënë se kryeministri ka dy standarte.

Ndër të tjera news24 thekson se ky është vendim i njëanshëm i IKMT, sepse afër hotelit 7 katësh te “Prestige Resort”, të cilin do ta shembin sot në ora 15.00, ndodhet një super hotel 28 katsh me probleme.

News24 thekson se pse qeveria vepron me dy standarte, ndërkohë që “Prestige Resort” ka leje dhe cilësi ndërtimit të shkëlqyera, kurse hoteli tjetër 28 katësh ka probleme me lejet e ndërtimit dhe strukturën. Disa herë bashkia e Durrësit dhe qeveria kanë deklaruar se do ta shembin atë, por vijnë dhe rrëzojnë me dinamit hotelin me 5 yje “Prestige Resort”, thekson news24.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit