Home Sporti Neymar i lodh...

Neymar i lodhur nga kritikat: Më gjykoni vetëm për atë që jap në fushë

49
0

Neymar është një nga futbollistët më të mirë në botë, por braziliani shpesh herë përfundon në qendër të vëmendjes për shkak të sjelljes së tij jashtë fushave. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka kërkuar që të gjykohet vetëm për atë që jep në fushën e bletë.

“Njerëzit thonë: ‘Neymar nuk kujdeset për veten, Neymar është kështu, Neymar është ashtu’. Si mund të qëndrosh për 12 vite në nivelet më të larta nëse nuk kujdesesh për veten? Askush nuk e kupton.

Di të kujdesem për veten, kam një fizioterapist dhe një përgatitës atletik me mua thuajse 24 orë në 24. Për çfarë? Për asgjë? Dal kur mundem. Dal kur e di që nuk do të stërvitem ditën pasardhëse.

Ku qëndron problemi? Duhet të paguhem për atë që bëj në fushën e lojës, vetëm atëherë të lejoj që të flasësh për mua. Jo për atë që bëj jashtë fushës së blertë”, u shpreh braziliani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit