Home Aktualitet Nga kontrolle...

Nga kontrollet, 7 në 10 fëmijë janë dëmtuar nga telefonat

34
0

Fëmijët po bëhen gati për regjistrimin në klasën e parë, dhe po ashtu ata duhet që të bëjnë edhe një kontroll tek okulisti. Përdorimi i telefonave, ipadit dhe qëndrimi me orë të zgjatura para ekraneve të tyre dhe atij të televizorit duket se ka shkaktuar dëme serioze në shikimin e tyre.

”7 në 10 fëmijë kanë probleme me shikimin”, thekson Dr. Suzana Zhuka, mjeke okuliste. Po ashtu mjekja thotë se prindërit duhet të ndërgjegjësohen për një kontroll rutinë të fëmijëve 4-7 vjeç, pasi parandalojnë humbjen e shikimit të fëmijëve në një moshë më të rritur.

Këshilla e saj, është që prindërit duhet të bëjnë kujdes me kohën e qëndrimit të fëmijës para ekranit, pozicionin e qëndrimit. Nga ana tjetër duhet edhe të informohen për ushqyerjen e fëmijës me vitamina që forcojnë shikimin, siç janë konsumi i karotës, boronicës e të tjera fruta apo perime, që ndikojnë pozitivisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit