Home ShowBiz Nga përplasja...

Nga përplasja Efi-Kiara, çfarë na mëson reagimi i njerëzve?

632
0

Kiara dhe Efi u rikthyen në shtëpi së bashku me dy konkurrentë të tjerë të vjetër. Megjithatë, për shumë njerëz jashtë dhe banorë brenda duket se kanë hyrë “dy njerëz të rinj”. Kështu është komentuar veçanërisht Kiara.

Për më tepër, vajzat janë bërë pjesë e disa debateve të ashpra dhe publiku ka mbajtur qëndrime akoma më të ashpra. Njerëzit që dikur ndiqnin e mbështesnin Kiarën, janë po ata që e masakrojnë me komente (të panevojshme) online dhe po ata që po i bëjnë “unfollow”.

Vetëm gjatë këtyre ditëve, ajo ka humbur mbi 10 mijë ndjekës, ndërsa Efi ka fituar mbi 10 mijë. Kiara u rikthye në shtëpi duke mbajtur mbi supe pikërisht fjalët e atyre që e mbështetën, shumë prej të cilëve sot me siguri mund t’i kenë dalë kundër.

Çfarë na tregon e gjithë kjo situatë mes vajzave? Po reagimi i njerëzve?

Së pari, ky është fiks momenti që secili prej nesh të reflektojë për pa (rëndësinë) e mendimit të të tjerëve.

Mendimi i të të tjerëve është i rëndësishëm për [konkurrentët] sepse në bazë të tyre do të shpallen finalistët e më pas fituesi, por a ia vlen të ndikohesh kaq shumë nga fjalët e publikut e ndoshta edhe të të afërmve, sa të ndryshosh tërësisht mënyrën si flet, si sillesh dhe madje edhe si vështron?!

Reagimi i njerëzve ndaj Efit dhe Kiarës na tregon se s’mund t’i kënaqim kurrë të gjithë sepse duke bërë kështu, mund të humbasim veten dhe identitetin tonë.

Numri i ndjekësve që vijnë e ikin është gjithashtu një tregues se s’mund t’i kënaqni të gjithë dhe më e rëndësishmja? As nuk keni pse ta bëni këtë. Së fundmi, ajo që ka rëndësi është t’i qëndroni besnik dashurive, miqësive dhe çdo marrëdhënieje midis. Por, mbi të gjitha, vetes! /Anabel/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit