Home Aktualitet Ngërçi Bullga...

Ngërçi Bullgari për zgjerimin e BE, DASH: Jemi gati për një rol konstruktiv në lehtësimin e kompromisit

49
0

Shtetet e Bashkuara po nxisin Brukselin për të ecur më tej në marrëdhëniet me Tiranën dhe Shkupin në kuadër të anëtarësimit, dhe janë të gatshëm “të luajnë një rol konstruktiv në lehtësimin e një kompromisi, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, që po pengon hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Shkupit por edhe të Shqipërisë.

Sipas burimeve nga Departamenti i Shtetit të mbledhura nga Zëri i Amerikës, përmes një zëdhënësi, “SHBA-të janë mbështetës të fortë të integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është pikërisht në BE.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Evropën më gjerësisht, ne shpresojmë se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë aty ku është e dobishme. Ne përshëndesim Francën për përpjekjet e saj për të sjellë një zgjidhje të suksesshme për të filluar sa më shpejt negociatat zyrtare”, ishin fjalët e tij për VOA.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit