Home ShowBiz Ngjyra e kuqe...

Ngjyra e kuqe e ndaluar, Meghan tregon pse nuk e përdorte kur jetonte në Mbretëri

246
0

Dukesha e Sussex, Meghan Markle gjatë jetesës së saj në Angli përpiqej t’i shmangte veshjet në ngjyrë të kuqe. Në dokumentarin e saj u publikuan disa pamje ku princesha shfaqej e veshur me një fustan të kuq në eventin Salute to Freedom Gala në New York. Po pse nuk e veshi kurrë në Mbretëri?

“Shumicën e kohës kur jetoja atje, e përdorja shumë rrallë të kuqen. Për mendimin tim, nuk mund të veshësh një ngjyrë të njëjtë me atë të Madhërisë së saj. S’mund të veshësh një ngjyrë me atë që ka veshur dikush tjetër apo jo?

Prandaj mendoja me vete se cila mund të ishte ajo ngjyrë që ata me shumë gjasa nuk do ta vishnin. Bezhë? E bardhë? Kafe? Kjo është arsyeja pse zgjidhja tonalitete të zbehta, luaja gjithnjë me to. Nuk është se përpiqesha të bija në sy për t’u dalluar. Gjithashtu as nuk doja të tregoja se po bëj gjithçka për t’u bërë pjesë e familjes. S’do të doja kurrë t’i vija në siklet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit