Home Sporti Nigeri-Bregu ...

Nigeri-Bregu i Fildishtë është finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës

49
0

Nigeria është kualifikuar për në finalen e Kupës së Kombeve në Afrikë. “Eagles” nuk e patën aspak të lehtë, teksa për të siguruar biletën u deshën penalltitë, ndërsa koha e rregullt ndaj Afrikës së Jugut përfundoi 1-1.

Nigerianët kaluan në avantazh me një penallti me Troost-Ekong në minutën e 67-të. Osimhen çoi peshë zemrat e tifozëve me golin e dytë në minutën e 85-të, por festa zgjati pak, pas u anulua për faull. Afrika e Jugut barazoi në minutën e 90-të me Mokoenas duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë,

Nga pika e bardhë e penalltive më të saktë u treguan nigerianët, që realizuar katër ndërsa gabuan vetëm me Ainan.

Bregu i Fildishtë është finalistja e dytë e Kupës së Kombeve të Afrikës. Në gjysmëfinale mundi 1-0 Republikën Demokratike të Kongos. Golin e vetëm e shënoi Haller.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit