Home Aktualitet Niko Peleshi ...

Niko Peleshi flet për sulmet ruse: Shqipëria vigjilente ndaj çdo sfide

85
0

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se Shqipëria është vigjilente ndaj çdo sfidë që mund të ketë në rajon, si pasojë e sulmeve ruse ne Ukrainë. Në fjakën e tij në Parlament, Peleshi deklaroi se dita e sotme është një ditë e keqe për paqen dhe demokracinë në botë.

Shqipëria, tha Peleshi, dënon sulmin e pajustifikuar dhe të paramenduar të Rusisë ndaj sovranitetit dhe popullit ukrainas. Ai u shpreh se vendi ynë do të japë kontributin në krah të NATO, ndërsa u shpreh se idetë për rezoluta nuk janë në të mirë të dinjitetit tonë.

Sot është një ditë e keqe për paqen dhe demokracinë në botë. Si ministër i mbrojtës dua të them dy fjalë për Ukrainën dhe implikimet që ajo mund të ketë në zonën euroatlantike dhe veçanërisht në rajonin tonë të brishtë. Sot në orët e para të mëngjesit makineria ushtarake ruse ka filluar ndërhyrjen luftarake në territorin sovran të Ukrainës. Raportohet humbje jetësh njerëzish të pafajshëm dhe dëme materiale.

E dënojmë me forcë sulmin e pajustifikuar dhe të paramenduar të Rusisë ndaj sovranitetit dhe popullit ukrainas si një akt që dhunon rendin kushtetues botëror, çdo marrëveshje dhe ligj ndërkombëtar. Jemi më shumë se kurë të bashkuar në NATO në këtë luftë vlerash duke ndenjur vigjilent dhe ndjekur çdo implikim apo sfidë të mundshëm në rajonin tonë. Shqipëria do të japë kontributin tonë ndaj aleancës”, tha ministri Peleshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit