Home Aktualitet Nis muaji i R...

Nis muaji i Ramazanit, imami Kalaja: Besimtarët veç ushqimit, të ndalojnë edhe mashtrimin

107
0

Besimtarët myslimanë do të agjërojnë 30 ditë muajin e shenjtë të Ramazanit. Besimtarët kufizohen nga e ngrëna, e pira dhe marrëdhëniet bashkëshortore, nga agimi i diellit deri në perëndimin e tij. Veç këtyre ndalimeve, besimtarët kanë edhe një detyrë shumë të rëndësishme, të solidarizohen me njerëzit në nevojë.

“Njeriu në rutinën e materializmit harron që në botë ka edhe njerëz të varfër. Duhet me u kujdes edhe për këta njerëz që, këtë që t’i po “vuan” për një muaj, ka njerëz që e vuajnë gjatë gjithë vitit. Njeriu ndihet më mirë sepse është më afër Zotit, po sakrifikon për Zotin”, tha imami Ahmed Kalaja.

Agjërimi vjen edhe me një sfidë tjetër, përmirësimi i sjelljes dhe largimit nga veset. “Agjërimi nuk është vetëm te e ngrëna dhe te e pira, por gjuha jote të agjërojë, pra të flasë mirë. Profeti a.s tha: Kush nuk e lë mashtrimin dhe gënjeshtrën, nuk ka nevojë Zoti që ata të agjërojnë”, shtoi ai.

Një pjesë e besimtarëve i shfrytëzojnë këto ditë për të lexuar Kuranin, teksa shprehen se këtë muaj e presin me shumë gëzim. Muaji i agjërimit mbyllet mbrëmjen e 9 prillit dhe më datë 10 prill bëhet falja e madhe e Fiter Bajramit në orët e para të mëngjesit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit