Home Aktualitet Nis shkolla e...

Nis shkolla e Integrimit Europian, Balla: Plani A i Shqipërisë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian

30
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në nisjen e Shkollës Europiane të Integrimit.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se procesi i integrimit europian është një proces shumë planesh dhe natyrshëm ajo që duhet bërë më mirë është pjesa që lidhet me trajnimin e personave që lidhen me këtë proces në nivelin e qeverisjes vendore.

Sipas Ballës, Shqipëria nuk ka asnjë plan B, gjithmonë plani A i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Balla në fjalën e tij theksoi se brenda Bashkimit Europian ka një plan vendimarrës pak sa të vështirë, sepse për sa kohë që çështjet e politikës së jashtme apo të zgjerimit kërkojnë konsensus, është e pamundur që procesi i integrimit të shkojë përpara.

Përderisa BE po diskuton mënyrën e vet të vendimarrjes edhe unë besoj që të paktën për çështje të politikës së jashtme dhe çështje tëv zgjerimit nuk duhet të prevalojë konsensusi total, por duhet gjetur mënyra sesi të zhbllokohet”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit