Home Bota Nis vala e re...

Nis vala e refugjatëve ukrainas, Moldavia përgatitet për t’i pritur

76
0

Vala e refugjatëve ukraninas ka nisur që në mëngjes, pas nisjes së sulmeve nga Rusia. Më shumë se 4 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar deri më tani përtej kufirit nga Ukraina në Moldavi.

“Ne presim shifra shumë më të mëdha”, tha Roland Schilling, përfaqësues rajonal i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, për BBC nga Kishinau.

“Jemi në dijeni të radhëve të mëdha që krijohen në pikat kufitare. Ne po përgatisim përgjigjen tonë humanitare së bashku me agjencitë e tjera të OKB-së”, shtoi ai.

OKB-ja ka paralajmëruar më herët se një pushtim i Ukrainës mund të shkaktojë një krizë të madhe refugjatësh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit