Home POLITIKE Nishani: Bash...

Nishani: Basha po provokon dhe krijon një situatë të rëndë politike dhe sociale

249
0

Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka folur rreth takimit të Lulzim Bashës me ambasadorët e huaj në selinë blu. Nishani tha se Basha e ka kërkuar vetë këtë takim. Ish-presidenti po ashtu theksoi për ”Tv Klan”, se Basha është një personazh që po krijon dhe provokon një situatë të rëndë politike dhe sociale në vend.

Mirela Milori: Cili është komenti juaj opinioni juaj për këtë situatë?

Korrupsioni, krimi i organizuar, institucionet e dobëta, mungesa e demokracisë. Nuk janë çështje që injektohen në shoqëri nga opozita dhe PD, por nga qeverisja që në 8 vite injekton këto vlera në shoqëri. Në rastet e çështjet e punëve të brendshme të partive politike janë absolutisht, dhe do të jenë të papranueshme ndërhyrjet e çdo qeverie dhe çdo ambasade të huaje. Se cilët drejtues duan partitë politike, mënyra si funksionojnë dhe organizohen partitë politike janë thelbësisht dhe tërësisht çështje vetëm e brendshme e partive politike. Vendet mike kanë të drejtën të analizojnë, të gjykojnë, veçanërisht raportet e tyre me qeverisjen dhe qeverinë e një vendi e cila është partneri zyrtar i tyre.

Mirela Milori: Ambasadorët kanë qenë në selinë e PD dhe janë takuar me Lulzim Bashën. Si e shihni ditën e sotme vajtjen e ambasadorëve, qoftë ambasadoren e SHBA, qoftë ambasadorët e BE, në një takim prej 75 minutash me Bashën?

Është e drejtë e çdo ambasadori dhe diplomati që të takojë çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Natyrisht aq më tepër në informacionet e mia është një takim i kërkuar nga deputeti Basha. Situata me të është një situatë më e veçantë se deputetët e tjerë pasi deri pak ditë më parë ka qenë në krye të partisë më të madhe të opozitës. Është një personazh që po krijon dhe provokon një situatë shumë të rëndë politike dhe sociale në vend. Besoj që shqiptarët dhe PD nuk do të bjerë pre e këtij provokimi që vjen nga Basha për hesape tërësisht të tija personale. Takimet janë takime që diplomatët i zgjedhin vetë, i bëjnë vetë dhe nuk mund as t’i kritikoj as gjykoj.

Mirela Milori: Ju thatë që keni informacion që takimi është thirrur nga Basha?

E kam këtë informacion nga burime të ambasadave.

Mirela Milori: Dihet arsyeja pse kërkonte të takohej me ta?

Jo nuk e di dhe nuk kam informacione të tjera për çfarë është diskutuar. Për këtë informacion e kam nga disa ambasada që kanë konfirmuar kërkesën e Bashës për një takim me ta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit