Home Aktualitet Nisma e 15 sh...

Nisma e 15 shefave të njohur në Lezhë, mblidhen 15 mijë euro për vajzat e dhu*uara

85
0

15 shefa të njohur kuzhine në Lezhë bashkuan forcat në një mision të veçantë dhe human në mbështetje të qendrës rezidenciale “Rosalba”, ku strehohen vajzat e mitura që kanë mbetur jetime apo kanë rënë pre e dhunës.

Me mbështjen e “Rotary Club of Lezha” kuzhinieret organizuan një mbrëmje bamiresie, ku u mblodhën 15 mijë euro. Këto të ardhura do të shkojnë për 20 vajzat e qendrës “Rosalba”.

“Janë 170 veta që kanë mbështetur nismën tonë për të dhënë kontribut për këta fëmijë”,- tha Alfred Marku, shef kuzhine. Pjesë e mbrëmjes u bënë dhe artistët e vegjël të shkollave 9-vjecare.

Qendra rezidenciale “Rosalba” ndodhet në fshatin Gjader dhe është ngritur 8 vite nga Kisha Katolike për ti ardhur në ndihmë vajzave të mitura pa kujdes prindëror. /Repor Tv/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit