Home Uncategorized Nisma e re e ...

Nisma e re e Tiranës, lumturojnë fëmijët e vegjël të kryeqytetit (VIDEO)

45
0

Skuadra e Tiranës në bashkëpunim me Akademinë e Futbollit të kryeqytetasve kanë ndërmarrë iniciativën për të transmetuar dashurinë për sportin dhe kulturën sportive te moshat e reja.

Lojtarët e skuadrës së parë dhe drejtues të klubit, kanë vizituar një nga kopshtet e Tiranës, duke lumturuar fëmijët që për një ditë janë bërë pjesë e bardhebluve, duke takuar futbollistët që kanë dhuruar autografe dhe mbi të gjitha kujtime që mbeten gjatë në memorie për vogëlushët.

Bëhet fjalë për një nismë që sapo ka nisur, dhe ku parashikohet që e njëjta filozofi të implementohet edhe në shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme, ku natyrisht spikat misioni për të kultivuar dëshirën dhe vullnetin për sportin te moshat e reja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit