Home KRYESORE Nisma “...

Nisma “Thurje” padi në SPAK për fondet e vjedhura të BE për bujqësinë

50
0

Endrit Shabani, drejtues i Nismës “Thurje”, ka bërë padi sot në SPAK për fondet e vjedhura nga AZHBR dhe Ministria e Bujqësisë të dhëna nga BE për bujqësinë shqiptare.

Shabani shtoi se kjo aferë, e cila ka çuar në reagimin e BE duke i bllokuar fondet e tjera për shkak të zbulimit prej hetimit europian, duhet hetuar nga SPAK.

Ai akuzoi ish-ministren e bujqësisë, pasi sipas tij ka fakte se ajo ka ndarë fondet e BE me miq e oligarkë dhe biznese të tjera afër qeverisë, duke mos i shkuar fermerit shqiptar.

AZHBR, është një tjetër institucion në varësi të ministrisë së bujqësisë, që rezulton i paditur në SPAK.

Nga ana e saj ish-ministrja e bujqësisë ka mohuar akuzat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit