Home Aktualitet Niveli në liq...

Niveli në liqenin e Fierzës në pikë kritike! Nga katër, vetëm një turbinë në punë për prodhim energjie

137
0

Niveli në liqenin e Fierzës, basenin më të madh ujëmbledhës me qëllim prodhimin e energjisë elektrike në vend, është në pikë kritike në prag të fillimit të dimrit. Pamjet tregojnë qartë, sa larg nivelit maksimal është HECI dhe liqeni i Fierzës që garanton prodhimin e duhur të energjisë elektrike ne vend.

Sipas të dhënave zyrtare aktualisht Fierza, është në nivelin e 270.76 m mbi nivelin e detit ndërsa prurjet janë minimale rreth 35 m3/sek. Kuota maksimale e liqeni të Fierzës është 296 m. Ndërkohë prodhimi ditor në HEC -in e Fierzës është 1100 mwh ndërsa rezerva energjetike është 513 gwh. Vetëm një turbinë është në punë për prodhim energjie nga katër që ka HEC-i i Fierzës. Sipas sallës operative, në Fierzë nuk punohet për prodhimin e energjisë elektrike në tre prej agregateve të saj, në përpjekje për të krijuar rezerva ujore në liqenin e këtij hidrocentrali.

Për rrjedhojë KESH prej ditësh ka nisur blerjen e një sasie të konsiderueshme të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar për të siguruar nevojat e konsumit në vend. Të paktën deri në mesin e tetorit, Fierza nuk parashikohet të prodhojë energji elektrike shtesë, pasi për momentin po tentohet të ruhet kuota e liqenit të Fierzës për të mos arritur në pikën e ‘vdekjes’ që është rreth 260 m.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit