Home Aktualitet ”Një bo...

”Një bombë shuan 45 milion njerëz”, Rama: Ne fatmirësisht nuk jemi në zonën e nxehtë

631
0

Këtë pasdite, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Përmetit. Në fokus të diskutimeve ishin investimet e qeverisë në bashkinë e Përmetit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se ka qenë një punë e mirë dhe e lavdërueshme ajo që është bërë, falë lidershipit të bashkisë dhe sidomos mbështetjes së vazhdueshme së ministres Kumbaro.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe te pasojat që ka sjellë lufta Rusi-Ukrainë për gjithë botën. Teksa tha se një bombë mund të shuajë 45 milion njerëz, nënvizoi se fatmirësisht Shqipëria nuk është në zonën e nxehtë.

”Një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz. E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjell bomba, vrasje dhe plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë. Ajo që ne nuk mund të bëjmë dot, është të ndalojmë luftën, ta eleminojmë inflacionin e luftës. Por nga ana tjetër ajo që ne nuk mund të shmangim është përgjegjësia për të lehtësuar sa të mundim këtë barë që rëndon mbi të gjithë, si një flamë që i prek të gjithë dhe përditë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit