Home Forum Një Kuvend i ...

Një Kuvend i jashtëzakonshëm vetëm për të ekzekutuar Nishanin apo…?

10
0

Nga Arben Ristani

Kryesia e PD ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, në datë 17 korrik, me këtë rend dite:

  1. Të informojë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit;
  2. Të paraqitet një vlerësim i mundësive për të bërë ndryshime në statutin e partisë;
  3. Të zgjedhë Këshillin Kombëtar të PD.

Siç shihet, Kuvendi Kombëtar i PD, do të mblidhet pas një muaji, me qëllimin për t’u informuar për dy çështje dhe për të marrë vetëm një vendim, zgjedhjen e Këshillit Kombëtar.

Sipas statutit të partisë, neni 47/4, Kuvendi si rregull, mblidhet çdo 4 vjet.

Kjo do të thotë që jashtë rregullit, Kuvendi mund të mblidhet edhe më herët se një herë në 4 vjet, por kjo sigurisht që e bën të quhet Kuvend i jashtëzakonshëm, për sa kohë mblidhet jo sipas rregullit.

Duke u nisur nga arsyeja që po mblidhet ky Kuvend, kuptohet se nevoja e jashtëzakonshme për thirrjen e tij, është vendimmarrja për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar. (Dy pikat e tjera janë njëra informuese dhe tjetra me probabilitet ose jo, për vendimmarrje).

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë që mori këto vendime, nuk pati një parashtrim arsyetues, mbi nevojën e jashtëzakonshme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, jashtë rregullit, vetëm për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar.

Për sa më sipër, askush nuk është i informuar nga kryesia e partisë, se përse duhet ndërprerë mandati 4 vjeçar i sanksionuar në nenin 50 të statutit, i Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe rrjedhimisht i anëtarëve të zgjedhur të këtij këshilli.

Është e domosdoshme të dinim, në mënyrë transparente, se përse po organizohet ky Kuvend i jashtëzakonshëm vetëm për të ndërprerë ca mandate statutore dhe për t’u zëvendësuar me ca të tjera.

A është kjo vendimmarrje problemi kryesor që ka PD sot?

Le të nënvizojmë disa konstatime dhe të ringremë pyetjet që vijnë natyrshëm.

PD, për herë të parë në histori, humb tre herë radhazi zgjedhjet e përgjithshme.

Demokratët dhe gjithë shqiptarët, gjenden përballë një regjimi kriminal dhe të korruptuar.

Kryetari Basha premton se tani, do të fillojë beteja me regjimin.

Lideri historik i PD, z. Berisha është goditur rëndë nga politika e ShBA.

Demokratët po kalojnë ditët e tyre më të vështira për shkak të dëshpërimit, humbjeve të njëpasnjëshme, dhunës së regjimit, mungesës së shpresës dhe besimit.

Atëherë, a është kaq e rëndësishme, a ezaurohet nevoja ekstreme për ndryshim, a vendosen themelet e një aksioni të suksesshëm opozitar, vetëm duke ftuar demokratët, në Kuvend Kombëtar të jashtëzakonshëm dhe duke marrë vetëm një vendim?

A është ndërprerja e mandatit të z. Bujar Nishani si kryetar i KK dhe e të zgjedhurve si anëtarë të këtij këshilli, fillimi i ri dhe zgjidhja e duhur për hallet e demokratëve dhe shqiptarëve?

Sipas vendimeve të sotme, po.

Me një Këshill Kombëtar të ri për PD, në shtator, gati për luftë me regjimin dhe për fitore të reja, përpara.

Marrë nga Javanews.al

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit