Home Rajoni Një pro serb ...

Një pro serb zgjidhet në krye të parlamentit të Malit të Zi

59
0

Andrija Mandiç është kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi. Ai mori mbështetjen e 49 deputetëve të shumicës së re parlamentare, përfshi edhe dy parti shqiptare. Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë u larguan nga salla para votimit.

Jashtë Parlamentit u zhvillua protesta nga Forumi i Qytetarëve të Lirë të Luçës dhe partitë opozitare që kontestonte Mandiç. Kreu i parlamentit, Mandiç është lideri i Demokracisë së Re Serbe, anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus i cili së voni është riemëruar si koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi.

Prioritete të politikës së jashtme të partisë së Mandiçit janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në politikën rajonale, Mandiç ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me presidentin serb Vuçiç dhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit