Home Aktualitet Një rrënjë mi...

Një rrënjë misër një kanabis, katër të arrestuar për drogë në Fier dhe një në kërkim

120
0

Katër persona me lidhje familjare me njëri-tjetrin janë arrestuar nga Policia në Daullas të Fierit, pasi tokën në pronësi të tyre e kishin mbjellë me kanabis. Siç shihet dhe në foto, ata e kishin mbjellë lëndën narkotike mes misrit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit – FOTO:

Në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhavar”, gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur “Nikas”, në fshatin Mujalli, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit Trifon Sako, 61 vjeç dhe Ermir Sako, 34 vjeç (babë e bir); Ilia Sako, 57 vjeç dhe Altin Sako, 51 vjeç (vëllezër), të katërt banues në fshatin Daullas, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim edhe djali i shtetasit Altin Sako shtetasi Dhionis Sako, 21 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se njëri prej autorëve të arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, konkretisht shtetasi F. G., 40 vjeç, në bashkëpunim me këta 5 shtetas, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokën në pronësi të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit