Home Sporti Një shqiptar ...

Një shqiptar mund Bayernin në kampionat, Dortmundi përfiton dhe merr kreun (VIDEO)

292
0

Bayerni nuk di të fitojë më në kampionat. Pas tre barazimesh radhazi, skuadra e Nagelsmann ka pësuar disfatën e parë sezonale, 0-1 në transfertën ndaj Augsburgut.

Skuadra bavareze shfaq probleme të shumta në fazën e sulmit, atje ku ndihet ndjeshëm largimi i Lewandowskit. Sadio Mane ende nuk ka mundur të përshtatet me lojën e kampionëve të Gjermanisë.

Golin e vetëm të ndeshjes do ta shënonte një futbollist me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha. Futbollisti shqiptar ishte në kohën dhe në vendin e duhur në minutën e 59-të për ta dërguar topin në cepin e portës së Neuer. Reagimi i Bayernit ishte i vakët, pa mundu që as të dilnin me pikë.

Gabon Bayerni por jo Dortmundi. Verdhezinjtë morën një fitore minimale 1-0 ndaj Schalkes. Dëmtimi i Reus tronditi ekipin vendas në minutën e 32-të, pasi gjermani doli me barelë nga fusha. Gjithsesi Moukoko do të shënonte golin e vetëm të sfidës në minutën e 79-të. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit