Home Rajoni Një sukses në...

Një sukses në Mal të Zi, “Forumi shqiptar” pjesë e qeverisë. Zbulohen dhe postet që marrin

37
0

Pjesë e kabinetit të ri qeveritar që do të formohet në Malin e Zi, do të jetë edhe ”Forumi shqiptar”. Drejtuesi i koalicionit Nik Gjeloshaj, shpalos edhe objektivat që synon të arrijë “Forumi shqiptar” në qeveri. Ai zbuloi se “Forumi shqiptar” do të ketë në drejtim ministrinë e Administratës Publike dhe postin e zv/kryeministrit për Invenstime Kapitale.

“Forumi shqiptar ka pranuar që të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi. Gjatë negociatave, Forumi shqiptar arriti të përmbushë programin e tij sipas të cilit do të kemi decentralizim, bastoret dhe kazinot do të vendosen në sistem krejtësisht ndryshe nga ajo që janë tani deri në mbyllje totale dhe që do të sigurojmë pension të pleqërisë për të gjithë qytetarët.

Njëkohësisht, Forumi shqiptar do të participojë edhe në Qeveri, duke marrë përgjegjësinë e zëvendëskryeministrit për investime kapitale dhe ministrit të Administratës Publike.

Si gjithmonë, ne do të punojmë në interes publik, për avancimin e programit tonë, barazinë e të gjithë qytetarëve dhe kombeve, dhe veçanërisht në ngritjen ekonomike të të gjithë qytetarëve”, shkruan Gjeloshaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit