Home Aktualitet Noka: Preside...

Noka: Presidenti erdhi si shërbëtor i Ramës, mosbindje civile për të shpëtuar nga ky regjim

48
0

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka hodhi akuza në drejtim të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndërsa ky i fundit ishte parashikuar të mbante një fjalë në nisje të sesionit parlamentar. Ai tha se e vetmja zgjidhja është mosbindja civile, për të shpëtuar nga zgjedhja e këtij regjimi kriminal.

”Presidenti i Republikës erdhi si shërbëtor i përulur i regjimit të Edi Ramës, për të bekuar ligjet që u heqin opozitës çdo të drejtë. Ai erdhi si një ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktaturës.

Sot, Edi Rama nuk bëri asgjë më shumë vetëm se e thelloi skandalin në marrëdhëniet me opozitës. Sot Presidenti i Republikës ishte një faktor destabiliteti. Presidenti nuk mund të pranohet nga opozita si ministër propagande i qeverisë.

Aty edhe partnerët e panë që Edi Rama kishte emëruar një ministër propagande. Për sa kohë mazhoranca ashpërson masat ndaj opozitës ku është vendi për tryezë? Presidenti duhet të thirrte tryezën dhe të hidhte poshtë ligjet. Ne do të vazhdojmë aksionin dhe mosbindjen civile”, tha Noka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit