Home Rajoni ”Nuk e ...

”Nuk e kemi parë dokumentin që firmosi në Bruksel”, Hoxhaj: Kurti s’po tregohet transparent

39
0

Në mediat e Prishtinës është publikuar drafti për Asosacionin, por qeveria e vendit ka mohuar që të jetë ai që është dakordësuar nga kryeministri Kurti. Shumë pikëpyetje ka për dokumentin që Kurti ka pranuar të firmosë dhe Vuçiç jo, ndërsa publiku nuk e njeh ende.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se ai vetë nuk e ka parë dokumentin teksa shtoi se beson që asnjë nga kolegët e Kosovës nuk është konsultuar me draftin në fjalë. “Për mua është e papranueshme dhe e padrejtë nëse Kurti i tha po, një dokumenti të tillë dhe nuk e ndan me publikun”,-shtoi ai.

Për të Kurti nuk po tregohet transparent duke fshehur përmbajtjen e një dokumenti që ka pranuar të firmosë. Megjithatë, ai shtoi se shpreson që kreu i qevrerisë ta sjellë draftin në seancën plenare që do të mbahet të premten në Kuvend. Sa i përket draftit që po qarkullon në platformën ËhatsApp, diplomati bëson se nuk bëhet fjalë për një dokument serioz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit