Home Aktualitet Nuk ka qetësi...

Nuk ka qetësi në vend, plagosje me a*më në Pogradec. Shkak një konflikt i çastit

393
0

Nuk ka qetësi Shqipëria nga lajmet e kronikës së zezë. Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Pogradecit pasditen e së premtes. Në njoftimin e policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të aneksit të stadiumit në një bllok pallatesh në periferi të qytetit. Mësohet se kemi të bëjmë me një konfikt të çastit.

“Ngjarja ka ndodhur në afërsi të aneksit të stadiumit në një bllok pallatesh në periferi të qytetit. Burime policore bëjnë me dije se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur Olted Olldashi i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit. Burime thanë se ndaj Olldashit është qëlluar 4 herë me armë zjarri.

Pas plagosjes autori është larguar në drejtim të paditur ndërkohë që i plagosuri është nisur drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore. Burime pranë spitalit thanë se gjendja e të plagosurit është nën kontroll ndërsa paraprakisht mësohet se ka dy plagë në shpatull dhe këmbë.

Policia në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme ndërkohë që është duke marrë në pyetje persona që kanë qenë në vendngjarje në momentin e plagosjes si dhe po bëhet kqyrja e kamerave të bizneseve rreth zonës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit