Home Bota OBSH paralajm...

OBSH paralajmëron: Popullsia e Gazës në rrezik të madh

26
0

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se popullsia e Gazës është “në rrezik të madh”, duke theksuar urinë dhe dëshpërimin e përhapur në mbarë territorin e shkatërruar nga lufta. OBSH-ja tha se ka dërguar furnizime në dy spitale në Gaza– një në veri dhe një në jug, ndërkohë që 21 nga 36 spitale në Rripin e Gazës tashmë janë krejtësisht jashtë funksionit.

Shefi i OBSH-së i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë “hapa urgjentë për të lehtësuar rrezikun e madh me të cilin po përballet popullsia në Gazë dhe se po rrezikon aftësinë e punonjësve humanitarë për të ndihmuar personat që kanë plagë të mëdha, për të ndihmuar në lehtësimin e urisë dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të rënda. Ushtria izraelite do ndërmarrë masa për të larguar Hezbollahun nga kufiri me Libanin nëse sulmet e tij vazhdojnë, kanë paralajmëruar autoritetet izraelite.

Sipas tyre Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të ndërhyjnë nëse bota dhe qeveria libaneze nuk ndalon militantët të qëllojnë në veri të Izraelit. Koha për një zgjidhje diplomatike po mbaron, është shprehur Ministri Izraelit Benny Gantz. Shkëmbimet ndërkufitare të zjarrit janë përshkallëzuar që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor. Kjo ka çuar në shqetësime se konflikti në Gaza mund të bëhet më i gjerë në të gjithë rajonin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit