Home POLITIKE Oerd Bylykbas...

Oerd Bylykbashi denoncon nga Durrësi: Ka filluar blerja e votës, ku është SPAK-u?

212
0

Drejtuesi i fushatës së PD-së së Rithemelimit për bashkinë Durrës, dhe njëkohësisht deputet i kësaj force politike, Oerd Bylykbashi ka folur sa i takon situatës parazgjedhore. Ai vuri theksin te blerja e votës, duke shtuar se SPAK nuk po bën asgjë ndaj korrupsionit të madh qeveritar.

“Po çmontojmë votat e sajuara nga Partia Socialiste. Ka filluar blerja e votës, njerëzit flasin për shifra të jashtëzakonshme, ajo që është shqetësuese është se pas reformës zgjedhore, e quajmë korrupsion zgjedhor dhe më pas ja kalojmë SPAK-ut kompetencën, çfarë ka bërë SPAK? Ku është kjo strukturë që një nga detyrat kryesore.

Po të kërkoni edhe në internet dokumentin zyrtar të Majit të 2016-ës të PD-së, SPAK ishte ende draft, nuk ishte miratuar si koncept dhe PD në platformën e reformës zgjedhorë thotë që korrupsioni zgjedhor t’i kalojë SPAK, pra kemi pasur besimin atëherë. Ku është besimi që ne vendosëm te kjo strukturë?! Kjo tregon nivelin skandaloz të korrupsionit qeveritar, sot është paraja gjigande që po derdhet në gjitha aspektet pikërisht se është pandëshkueshmëria”,-tha Bylykbashi.

Po ashtu sipas Bylykbashit, tashmë në qytetin bregdetar po vidhet në mënyrë të pakontrolluar me projekte të mëdha dhe një gjë e tillë thotë ai do t’i bëjë durrsakët të reagojnë me votë në 14 Maj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit