Home POLITIKE Oerd Bylykbas...

Oerd Bylykbashi nxjerr foton: Erdhën zgjedhjet, tre policë në një palë viza të bardha

180
0

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka publikuar një foto nga Durrësi, ku tregon sesi tre policë bashkiakë qëndrojnë të pozicionuar në një palë viza të bardha për këmbësorët. Sipas Bylykbashit kjo ndodh pasi po afrojnë zgjedhjet lokale dhe hapen vendet e punës.

“Pamje e denjë për shprehjen: “U gjet Kola në punë”. Tre policë bashkiakë për një palë viza të bardha. Këtë pamje e sheh rëndom nëpër Durrës këto ditë. Nuk është çështje paaftësie dhe prandaj duhen tre policë. Duhet vota e tyre dhe blihet me vende pune”, shkruan ai në një postim në Twitter.

Postimi i plotë

Pamje e denjë për shprehjen: “U gjet Kola në punë”. Tre policë bashkiakë për një palë viza të bardha. Këtë pamje e sheh rëndom nëpër Durrës këto ditë. Nuk është çështje paaftësie dhe prandaj duhen tre policë. Duhet vota e tyre dhe blihet me vende pune.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit