Home Bota Oliver Varhel...

Oliver Varhelyi,: Shtyrja e integrimit të Ballkanit, jo në interes të BE-së

62
0

Komisionari i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kërkon zgjidhje të kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në mënyrë që të hapet rruga për nisjen e bisedimeve të Shkupit dhe Tiranës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

I pranishëm në Forumin për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të martën në Sofje, Varhelyi tha se “jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që ende po flasim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mendova se e zgjidhëm këtë çështje dy vjet më parë, por kjo tani është kthyer në tryezë”.

Po ashtu Varhelyi theksoi se BE-ja nuk ka as kohë dhe as interes që të shtyjë konferencat e para ndërqeveritare me Shkupin dhe Sofjen.

“Të gjitha shtetet anëtare duhet të kuptojnë fuqinë transformuese të procesit të anëtarësimit. Ky është mesazhi që po sjell përsëri në Sofje. Kam qenë këtu para tre javësh dhe do të vij sa të jetë e nevojshme për ta zgjidhur këtë çështje në qershor të këtij viti, sepse lufta në Ukrainë na ka treguar se nuk kemi kohë për të humbur dhe as interes që ky proces nuk vonohet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit