Home ShowBiz Olta Gixhari ...

Olta Gixhari habit të gjithë: Jam e bindur që Luizi do ta fitojë këtë Big Brother

2268
0

Olta dhe Luizi ndanë jo vetëm shtëpinë në dy pjesë por edhe publikun. Por me daljen e Oltës, ndryshoi rrjedha e lojës dhe kjo e fundit tashmë e komenton lojën e banorëve si publik dhe si një ish-banore.

Në daljet e saj televizive ajo është shprehur se dëshiron që Big Brother, të fitohet nga një femër ndaj ajo që kur ka dalë ka mbështetur Dea Mishel dhe lojën e  saj.

Aktorja së fundmi ka bërë një live për fansat, përmes të cilëve ka marrë pyetje të ndryshme, njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me fituesin e Big Brotherit, kush mendon ajo se do ta fitojë këtë edicion. Në përgjigjen  e saj ajo tha se është e bindur që do ta fitojë Luizi edhe pse nuk e kishte thënë më parë.

“Padiskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur nga ana juaj. Jam e bindur që do ta fitojë Luizi, do doja të fitonte një femër siç e kam thënë dhe për mua absolutisht më e sakta aty brenda është Dea. Mendoj që dyshja finale do të jetë Dea, Luizi dhe shpresoj të jetë kështu”, u shpreh Gixhari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit