Home Aktualitet ”Open B...

”Open Ballkan”, Shqipëria do furnizojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me qymyr

270
0

Kabineti qeveritar i Shqipërisë, i Serbisë dhe e Maqedonisë së Veriut prej dy ditësh kanë zhvilluar një sërë diskutimesh në Tiranë ku prioritet kanë qenë kriza e energjisë, furnizimi me ushqim dhe mbrojtja civile.

Në takimet e zhvilluara mes zv/kryeministrit të Serbisë, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ministres së Financave Delina Ibrahimaj, ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësuesve të bizneseve është rënë dakord për një sërë marrëveshjesh.

Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike, ndërsa nga ana tjetër këto dy shtete do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me produkte ushqimore, konkretisht me grurë, misër, vaj dhe sheqer.

Të gjitha dakordësitë e arritura do të materializohen në marrëveshje dhe memorandume, në mbledhjen e qeverive në 1 shtator që do të zhvillohet në Beograd.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit